Dashi

Vlerësoni gjërat që doni më shumë dhe dëgjoni zemrën tuaj. Vetëm kështu do të arrini qëllimet tuaja. Në punë do jeni mjaft aktivë dhe në kontakt me të tjerët. Në fakt Mërkuri dhe Afërdita stimulojnë shumë takimet dhe udhëtimet.

 Demi

Tregohuni të matur pasi mund të zhgënjeheni. Nëse mendoheni me qetësi dhe analizoni gjërat nuk do të pësoni disfatë, në të kundërt merrni parasysh pasojat. Urani dhe Marsi në shenjë mund të sjellin një farë pështjellimi që mund t’ju mjegullojë mendimin dhe idetë, por Afërdita në shenjë ju risjell kthjelltësinë.

 Binjakët

Dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur të gjitha telashet e vogla që jeni përfshirë ditët e fundit. Merrni këshilla nga miqtë ose partneri. Beqarët nuk do ndihen gati për të hedhur hapa dhe do preferojnë të qëndrojnë plotësisht vetëm. Në darkë dikush do ju surprizojë me sjelljen e tij.

 Gaforrja

Ditët e fundit jeni lodhur shumë nga impenjimet që keni marrë përsipër. Është koha të mendoni më shumë për veten. Marrëdhënia juaj në çift do jetë aq e bukur dhe e ngrohte saqë të gjithë do duan t’iu kopjojnë. Tregoni kujdes me shëndetin.

Luani

Gjithçka në ditën e sotme do të jetë kontradiktore për ju. Midis dëshirës të shpenzoni e njëkohësisht të tregoheni të matur, të qëndroni vetëm apo të jeni të shoqëruar. Në punë yjet për fat të mirë do i keni në krah dhe do arrini rezultate të mira.

Virgjëresha

Kini kujdes gjatë momenteve të vlerësimit të situatave në të cilat do të ndodheni gjatë kësaj dite. Gëzim e optimizëm do të përjetoni në marrëdhënien tuaj me partnerin/en, e do të ndjeheni mjaft optimistë për të ardhmen tuaj. Beqarët do kënaqen pafund nga ftesat që do iu bëhen dhe me dikë do pranojnë të hedhin edhe hapa më tej.

 Peshorja

Një shpenzim i papritur do ju detyrojë të planifikoni më tej të ardhurat tuaja. Gjendja e lëkundur e humorit do ju shkaktojë probleme me njerëzit që ju rrethojnë, prandaj tregohuni sa më të matur këtë periudhë. Edhe në punë do keni disa konflikte me kolegët, bëni kujdes në çdo hap tuajin.

Akrepi

Nëse i keni menduar gjërat mirë askush nuk do ju imponojë zgjedhje imediate prandaj merrni kohë në dispozicion për të vendosur. Ditë përgjithësisht pozitive ka për të qene kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje.

 Shigjetari

Do të keni mjaft energji për të përballuar edhe situatat më të vështira. Yjet do ju ndihmojnë të socializoheni e të përshtateni me të gjithë, duke u shfaqur mjaft aktivë në jetën sociale. Beqarët do kenë pafund takime dhe me siguri që do mund të fillojnë edhe lidhje të qëndrueshme. Kujdes me shëndetin.

Bricjapi

Mbajeni lart moralin, edhe atëherë kur do ju duket se gjithçka shkon për ters sidomos në ambientin e punës. Besimi juaj do të vlerësohet dhe do ti japë frytet e veta në momentin e duhur. Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit.

Ujori 

Tregohuni të gatshëm për të plotësuar dëshirat e partnerit/es tuaj e nuk do të zhgënjeheni. Beqarët do kenë një ditë goxha romantike dhe të mbushur me takime të veçanta. Duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.

 Peshqit 

Më në fund problemi që hasni prej kohësh do të marrë zgjidhje. Në planin financiar do kaloni momente të vështira, megjithatë fale ndihmës së të afërmve do ja dilni mbanë. Lajme të mira për beqarët, do gjejnë shpirtin e tyre binjak./tvklan.al