Dashi – Pritet që marrëdhënia juaj në çift të ketë përmirësime të ndjeshme gjatë kësaj dite. Ka ardhur koha t’i shprehni më tepër ato që ndjeni dhe të përkujdeseni më tepër për partnerin. Në planin financiar duhet të mos merrni hua dhe të riorganizoni buxhetin.

Dashi – Do keni shumë besim tek partneri juaj sot, por në mbrëmje do zhgënjeheni mjaft nga ai dhe do ndiheni keq. Në planin financiar situata do jetë mjaft e stabilizuar. Do vazhdoni t’i menaxhoni me maturi dhe kujdes të ardhurat.

Binjakët – Venusi do iu mbështesë sot në çështjet e zemrës. Do e kuptoni se e keni lënë pas dore partnerin tuaj dhe do mundoheni te “shlyeni” gabimet e bëra. Ekuilibri financiar nuk do ketë probleme nëse ju shpenzoni aq sa ua mban xhepi dhe kujdeseni për të ardhurat.

Gaforrja – Të gjithë planetët do ndikojnë sot në jetën tuaj në çift, prandaj çdo gjë do jetë e mundur. Nëse bëni pak më tepër lëshime ndaj partnerit, ambienti do ngrohet më shume sesa mendonit. Situata financiare do jetë më e mirë se kohët e fundit, por gjithsesi nuk duhet ta teproni me shpenzimet.

Luani – Ekuilibri do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël me partnerin dhe çdo gjë do shkoje më së miri. Financat do kenë tronditje për shkak të pamaturisë që keni treguar kohët e fundit.

Virgjëresha – Venusi dhe Marsi do ua bëjnë jetën në çift edhe më të bukur gjatë kësaj dite. Duke qenë se të dy janë planet e ndjenjave, mbrëmja do jetë edhe më e nxehtë dhe emocionuese. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj kështu që mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Peshorja – Dite përgjithësisht e mirë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do filloni të bëni edhe projekte në çift në mënyrë që të siguroni një të ardhme të ndritur së bashku. Në planin financiar tregohuni sa më vigjilent dhe mos kryeni shpenzime vetëm për t’ia bërë qejfin vetes.

Akrepi – Gjatë kësaj dite do keni më shumë nevojë për pavarësi në çift. Flisni me partnerin tuaj për këtë gjë dhe mos merrni vendime të nxituara. Shmangni edhe gënjeshtrat sepse ato do e ndërlikojnë mjaft situatën. Financat fatmirësisht do jenë gjithë kohës të mbrojtura, prandaj nuk priten probleme.

Shigjetari – Ditë mjaft e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Do e thelloni edhe më tepër bashkëpunimin në çift dhe nga ana tjetër do kaloni momente të paharrueshmeFinancat duhen menaxhuar me kujdes. Mos rrezikoni as duke shpenzuar shumë dhe as duke dhënë hua.

Bricjapi – Në krahët tuaja partneri do ndihet si ne ëndërr sot dhe do ua shprehë pa pushim ndjenjat. Ambienti do jetë gjithë kohës i nxehtë dhe mjaft sensual. Jupiteri do jetë planeti që do iu sjellë fat në planin financiar dhe do iu ndihmojë ta përmirësoni buxhetin sa hap e mbyll sytë.

Ujori – Edhe pse nuk do keni shumë kohë për t’ia kushtuar partnerit tuaj, duhet të flisni me të dhe t’ia sqaroni situatën. Vetëm në këtë mënyrë ai do iu kuptojë dhe nuk do mërzitet. Në planin financiar situata do përmirësohet falë disa projekteve te rëndësishme qe do përmbyllni.

Peshqit – Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift, kështu që do arrini t’i sqaroni edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe nuk do lodheni derisa ta gjeni zgjidhjen e duhur. Situata do jetë e qetë.

/tvklan.al