Dashi

Në gjysmën e parë të ditës do të keni vështirësi në veprimtaritë energjike. Kreativiteti dhe dashuria, apo frymëzimi do të jenë impuls i fortë për të vepruar. Në gjysmën e dytë të ditës do të merreni me trajtimin e projekteve të reja.

Demi

Në fillim të ditës do të ndiheni i vetmuar në banesë. Do të filloni të ëndërroni dhe të pushoni. Problemet e shtëpisë do të duken mjaft të mërzitshme sot dhe nuk do të bëni asnjë lëvizje për t’i trajtuar.

Binjakët

Orët e mëngjesit do të jenë të favorshme për shëtitjet, socializimin dhe kompletimin e detyrave aktuale. Do të keni vështirësi në përqendrimin ndaj çështjeve të biznesit. Çdo aktivitet që nxit imagjinatën tuaj do të rezultojë i suksesshëm.

Gaforrja

Mos filloni ndonjë projekt financiar mëngjesin e sotëm. Nëse është e mundur shtyjini të gjitha takimet. Perceptimi juaj i gjërave sot do të jetë disi i paqartë dhe i pasigurt. Duke patur parasysh disa probleme, mund të rezultoni me humbje materiale.

Luani

Nevojat tuaja do të mbeten në plan të parë gjatë gjysmës së parë të ditës. Nëse keni lindur në gusht, mund të ndjeni mungesën e dikujt. Mund të humbisni për një moment perceptimin objektiv të një situate aktuale.

Virgjëresha

Virgjëresha do të ketë vështirësi me zgjimin sot. Deri në mesditë mund të duket si një gjumash, duke u ndjerë dembel. Megjithatë, deri në mbrëmje do të vazhdoni rutinën e përditshme.

Peshorja

Fillimi i ditës do të jetë i përshtatshëm për ndërveprime sociale. Një surprizë e papritur do të shfaqë pozitivitet tek ju. Nëse keni lindur në mes të tetorit, mëngjesi do të jetë mjaft i bukur në krah të partnerit.

Akrepi

Në fillim të ditës, mund të josheni duke menduar gjëra të së ardhmes. Yjet sugjerojnë të mos bëni plane të detajuara. Në orët e para të mëngjesit imagjinata juaj do të shkojë shumë larg.

Shigjetari

Fillimi i ditës do të jetë e suksesshme e këndshme dhe e qetë, sidomos për ato që kanë lindur në mes të dhjetorit. Mund të keni perceptim romantik dhe idealist për ngjarjet botërore. Kjo është një kohë e mirë për përmirësimin e talentit artistik dhe diplomatik.

Bricjapi

Sot do të përjetoni diveristet ndjenjash. Mos i kushtoni shumë vëmendje pasi mund të konfuzoheni. Pasdite do ti shikoni më mirë gjërat duke patur një vizion të qartë të qëllimeve dhe planeve tuaja.

Ujori

Mos u mundoni të vini në diskutim ndjenjat e njerëzve gjatë ditës së sotme. Ndjenjat e partnerit ndaj jush do të mbeten mister në mendjen tuaj. Në vend që të përpiqeni të zgjidhni misteret, thjesht gëzojuni komunikimit me njerëzit.

Peshqit

Mëngjesi do të jetë koha më e mirë për të punuar vetëm dhe i lirë. Nëse jeni duke bërë fotografi, video apo muzikë, do ti gëzoheni punës tuaj. Në gjysmën e dytë të ditës së sotme do të argumentoni mbi nevojat e partnerit duke i kthyer në këshilla të rëndësishme.