Dashi

Do të përfshiheni në një aktivitet të ri, por për ta bërë diçka të tillë keni nevojë për një shumë parash. Me mbështetjen e familjes, do mund t’i jepni drejtim nismës. Këshillohet që të flini pak më shumë, pasi këtë periudhë po pushoni pak.

Demi

Kjo ditë mund të rezultojë e paharrueshme për ju, sidomos në fushën e ndjenjave. Për situatën financiare nuk do keni arsye të shqetësoheni. Mbrëmja do të jetë e qetë nën shoqërinë e familjes.

Binjakët

Mund të hasni në disa vështirësi financiare, por do arrini që t’i kaloni pa u komplikuar. Mos i lini pas dore detyrimet tuaja familjare, pasi në të kundërt mund të ketë tensione dhe konflikte me partnerin.

Gaforrja

Ekziston mundësia për të takuar një person të rëndësishëm i cili mund t’iu ndihmojë në punën tuaj. Duhet ta mirëprisni një mundësi që do ju jepet. Nëse tregoheni të vendosur, do të keni sukses të madh si në punë dhe në jetën sentimentale.

Luani

Gjërat e shumta që keni në plan nuk do ju lënë asnjë moment rehat. Organizohuni mirë në mënyrë që të gjeni kohë për të bërë çdo gjë. Ndonëse mund të jeni duke u përgatitur për një udhëtim, mos e lini pas dore partnerin pasi mund të ndihet keq.

Virgjëresha

Do t’iu duhet të çoni deri në fund një punë të rëndë, të cilën e keni lënë pas dore prej kohësh. Janë të gjitha mundësitë që t’ia dilni. Pasditen do e kaloni në shoqëri të mirë me miqtë.

Peshorja

Nëse keni në plan të relaksoheni, do mbeteni të zhgënjyer, pasi do jeni të detyruar të çoni deri në fund disa angazhime që do ju hanë kohë gjithë paraditen. Vetëm gjatë pasdites do të shijoni disa momente relaksi. Shëndeti nuk do të paraqesë asnjë shqetësim.

Akrepi

Dita do ju dhurojë shumë kënaqësi. Do dini si ta shfrytëzoni mbrëmjen për të bërë miqësi të reja. Sa i përket situatës financiare, situata nuk është ndër më të mirat, por nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

Shigjetari

Do të jetë dita ideale për të planifikuar pushimet bashkë me familjen. Ata që janë në kërkim të shpirtit binjak duhet të shfrytëzojnë mbrëmjen pasi mund të ketë një takim të bukur. E vetmja këshillë që ju jepet, është që të kini kujdes me shendetin.

Bricjapi

Do të zgjoheni me humor të keq për shkak të ditës e cila nuk ka qenë shumë pozitive. Këshillohet që të ruani qetësinë, pasi periudha që jeni do të kalojë shumë shpejtë.

Ujori

Një miku juaj do ju propozojë që të bashkoheni me të për një projekt shumë premtues. Këshillohet që t’i vini në peshore anët e mira dhe ato më pak të frytshme. Në mbrëmje do të ftoheni në një festë, ndaj krijoni miqësi të reja.

Peshqit

Do të keni një ditë krejt pozitive. Në mëngjes do të përfundoni disa punë pa shumë mundim, ndërsa gjatë pasdites do të relaksoheni. Kujdes me blerjet e shtrenjta./tvklan.al