Dashi –Sot do të ndiheni shumë energjik dhe plot humor. Kjo gjë do të ndikojë mirë në shëndetin tuaj, por aspak mirë në ambientin e punës. Mos harroni jo të gjithë kanë energjitë  dhe dëshirën tuaj për të punuar.

Demi –Sot do të merrni lajme të mira. Edhe pse jeni në mëdyshje mos hezitoni të pranoni. Ky do të jetë dhe një moment i rëndësishëm për t’i parë njerëzit me një sy tjetër.

Binjakët –Bëni mirë llogaritë pasi kohët e fundit po shpenzoni shumë para dhe kjo gjë do ju hapë telashe. Është koha që të mendoheni mirë përpara se të bëni shpenzime të pamenduara.

Gaforrja –Sot e gjithë vëmendja juaj do të jetë te partneri. Gjërat do të ecin sipas parashikimeve. Në mbrëmje do të merrni pjesë në një festë miqsh ku nuk do të mungojnë dhe njohjet me njerëz të rinj.

Luani –Keni nevojë për të bërë një ditë pushim, pasi ndiheni të lodhur. Jeni të etur për të provuar sfida të reja dhe kjo ju bën që të mos hiqni dorë nga asnjë punë e re që ju ofrohet.

Virgjëresha –Sot do të keni një ditë emocionuese dhe shumë intensive. Kureshtja juaj do të shkojë shumë larg, ku nuk do të mungojnë dhe surprizat nga ato që do të zbuloni në lidhje me një person të dashur.

Peshorja –Kohët e fundit jeni lodhur më shumë së ç’duhet në ambientin e punës. Bëni mirë që të merrni pak ditë pushime, pasi keni nevojë. Pse jo mund të planifikoni dhe ndonjë udhëtim.

Akrepi –Është koha të zgjeroni horizontin tuja. Ju keni mësuar aq në punë, saqë dhe nëse gjërat nuk shkojmë mirë, jo do të dinit të ecnin përsëri në rrugën e duhur.

Shigjetari –Edhe pse doni të ndryshoni gjendjen tuaj financiare, do ta keni të pamundur pasi gjërat janë më të komplikuara se sa i kishit menduar. Beni kujdes!

Bricjapi –Mundohuni të kaloni ditën duke sistemuar gjërat tuaja, pasi jeni bërë shumë lëmsh. Nëse në mbrëmje dëshironi të dilni më miqtë për të harruar problemet tuja, bëni mirë të mos shkoni, pasi do i përkeqësoni më shumë.

Ujori – Vetëm se jeni të stresuar nuk do të thotë se duhet të izoloheni. Dilni dhe takoni miq dhe të afërm, kjo gjë do ju bëjë shumë mirë.

Peshqit –Do të merrni në dorë një projekt të ri, i cili do të ndryshojë gjithë jetën tuaj. Por bëni kujdes, pasi kjo gjë mund të kërkojnë shumë impenjim dhe kohë dhe partneri juaj do ndihet i lënë pas dorë.

/tvklan.al