Dashi

Mëngjesi do jetë plot me momente të papritura. Mund t’i ofroni menaxherit tuaj zgjidhje unike për një problem profesional. Çështjet e karrierës, profesionit dhe statusit social janë urgjente. Nëse keni lindur në Mars, mund të refuzoni idenë e të ndjekurit të rregullave të dikujt.

Demi

Ngjarjet që ju keni planifikuar mund të mos shkojnë gjithmonë sipas mënyrës së duhur dhe ndonjëherë, do i kalojnë limitet e përcaktuara. Megjithatë, surprizat e papritura do jenë të favorshme.

Binjakët

Kur vjen puna tek çështjet materiale, profesionale dhe të pronësisë, duhet të përpiqeni të fokusoheni në të ardhurat e përbashkëta, burimet dhe mundësitë e rëndësishme. Sot jeni të prirur t’i ktheni të ardhurat dhe kursimet tuaja në prioritet.

Gaforrja

Njerëzit rreth jush do i kushtojnë vëmendje fjalëve tuaja, por kjo nuk do të thotë se do ndajnë mendimin me ju për çdo temë. Me shumë mundësi do argumentoni me partnerin, menaxherin ose të afërmit tuaj. S’është momenti më i mirë për të performuar para audiencës.

Luani

Nuk do jetë e lehtë për luanët të përfitojnë nga perspektivat e reja. Kur të përpiqeni të ecni në një rrugë të sheshtë, mund të surprizoheni nga pengesat që do ju dalin. Sot është dita ku do jeni të përpiktë në punë.

VirgjëreshaMos i bëni të dashurit tuaj viktima të ideve tuaja personale. Dëgjoni ç’ju thonë shqisat tuaja dhe merrini parasysh. Shikojini me një sy tjetër novelat që ju duken kaq tërheqëse.

Peshorja

Para se të merrni një vendim përfundimtar dhe të zbatoni një ide gjeniale, peshoret duhet t’u drejtohen prindërve, kolegëve të tyre për një këshillë. Si rezultat, entuziazmi juaj mund të venitet pak. Do jeni në gjendje të shmangni takimet e papritura dhe gabimet.

Akrepi

Mund të ketë ndryshime të pamenduara në filozofinë e jetës suaj. Mund t’i tradhtoni kompletisht besimet tuaja të mëparshme. Sot, mendimet idealiste si dhe qasjet emocionale për të shmangur problemet nuk janë të këshillueshme.

Shigjetari

Mund të ndërmerrni hapa në sferën politike, financiare ose profesionale. Gjithashtu dhe në fushat e pronësisë ose të biznesit. Sot është një ditë e përshtatshme nëse doni të përballoni rreziqe dhe t’i dilni përballë surprizave të mrekullueshme.

Bricjapi

Është e vështirë të thuash se kush do e thotë fjalën e fundit: ju apo kundërshtari juaj. Forca juaj do jetë ndjeshmëria ndaj trendeve të fundit, menaxhimit të kohës dhe çështjeve të biznesit. Keni një dëshirë të papërmbajtshme për të kënaqur nevojat tuaja personale. Megjithatë dhe kundërshtarët tuaj do kenë disa avantazhe: oratorinë, karizmën dhe vetëbesimin.

Ujori

Nëse mendoni se jeni i pamposhtur dhe se idetë tuaja do jenë të mirëpritura në çdo shoqëri, du7het të ndërmerrni një projekt konkret, ose të paktën t’i shpalosni qëllimet tuaja tek ata me eksperiencë. Do e kuptoni se idetë tuaja janë të papërpunuara dhe pothuajse të shkëputura nga realiteti.

Peshqit

Për peshqit është e këshillueshme të shohin anën e tyre kreative, fëmijët dhe jetën dashurore, nga këndi i cili do jetë në anë të kundërt me atë që u sugjeron intuita e tyre. Zemra mund t’ju thotë diçka , por mendja dhe eksperienca juaj diçka komplet ndryshe./tvklan.al