Një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen në qytetin e Elbasanit. Burime nga policia lokale kanë thënë se i riu me inicialet L. S ishte nxënës shkolle, ndërsa ka humbur ndjenjat në oborrin e shkollës “Ali Myftiu”.

Sipas policisë lokale 17-vjeçari humbi ndjenjat dhe më pas u rrëzua nga muri i shkollës. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. 

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, po vijojnë ende hetimet për të zbardhur ngjarjen./ tvklan.al

Lajmi në përditësim…