Lojtari i kuqezinjve, Ramadani thotë se nga humbja 3 me 0 me Kilin bëri që futbollistët të nxirrnin mësime.

Në prononcimin pas ndeshjes, Ramadani tha se 3 gola të pësuar janë shumë për një skuadër si Shqipëria.

Normalisht 3 gola janë shumë por ne do punojmë dhe vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që mos marrim 3 gola sepse 3 gola janë shumë për një skuadër për ne. Kili ishte shkuadër me nivel të lartë dhe duhet të përshtatemi me këto nivele. Tifozët kanë të drejtë sepse vijnë dhe na mbështesin e ne duhet t’i shpërblejmë me rezultate të mira. Goli i parë erdhi shumë shpejt. E nisëm 15 minutat e para me frikë, pastaj hymë në ndeshje, goli i dytë e mbylli ndeshjen. Nxorrëm shumë mësime sepse të humbasësh 3 me 0 është një rezultat jo i favorshëm dhe duhet t’u kërkojmë falje tifozëve për humbjen sot”, u shpreh Ramadani.

Shqipëria humbi 0 me 3 miqësoren ndaj Kilit.

/tvklan.al