Ka hyrë në fuqi ligji për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për njësitë akomoduese në sektorin e turizmit. Tashmë Shqipëria është një nga vendet me taksën me të ulët në rajon për këtë sektor, në nivelin 6%.

Pas disa përplasjesh brenda ministrisë së Financave, Helga Vukaj arriti të firmosë udhëzimin, i cili kishte disa javë që kërkohej nga grupet e biznesit.

Ligji për TVSH-në në turizëm është miratuar dy muaj më parë, ndërsa formulari i ri i deklarimit dhe firmosja e aktit që e bën të zbatueshëm atë arriti të bëhej në mes të sezonit turistik.

Tv Klan