Policia e Fierit ka vënë në pranga një 43-vjeçar. Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin Niti Paço, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij dhe kanë gjetur disa armë të ftohta.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se i kanë sekuestruar në një shufër metalike me hapje-mbyllje.

Më pas kontrollet kanë vijuar dhe në banesë, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur./tvklan.al