Igli Tare, drejtori sportiv i skuadrës të Lazios, ësjtë sulmuar nga një qen pitbull mëngjesin e sotëm në zonën e Olgiata të Italisë.

Ai kishte dalë shëtitje me dy qentë e tij kur u sulmua nga një Pitbull.

Nga incidenti, Igli Tare mbeti i plagosur nga kafshimi i Pitbullit, kurse njëri prej qenve të tij ngordhi nga sulmet.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja italiane “La Repubblica”. Igli Tare mori mjekim dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. /tvklan.al