IKMT ka ushtruar kontroll në subjektin “Alesio 2014” sh.p.k. Gjatë kontrollit u konstatua se ky subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.

Sipas njoftimit zyrtar, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital. /tvklan.al