TOTOZANIAvokati i Popullit Igli Totozani po hetohet nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për konflik të hapur interesi. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë këtij institucioni, ku mësohet se shkak për këtë hetim është bërë një kontratë që Igli Totozani ka nënshkruar kohë më parë me bashkëshorten e tij, e cila drejton një Organizatë Jofitimprurëse.

Mësohet se hetimet kanë nisur pasi ILDKP ka marrë një informacion nga zyrat e Avokatit të Popullit se kreu i këtij Institucioni është në konflik të hapur interesi.

Bëhet fjalë për një kontratë që bashkëshortja e tij ka nënshkruar në lidhje me inspektimet në disa burgje të vendit me fondet e përfitura nga Bashkimi Europian dhe që monitorues i këtyre fondeve ka qenë vetë burri i saj Igli Totozani si Avokat i Popullit përmes një kontrate që burri Totozani ka nënshkruar me gruan Totozani.

Pikërisht këtë kontratë, në konflikt të hapur interesi mes burrit dhe gruas, e ka kërkuar zyrtarisht Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe konfliktit të interesit prej mëse një muaj, por nga ana e tij Totozani nuk ka preferuar t’i kthejë një përgjigje zyrtare ILDKP-së, duke shënuar skandalin e radhës, atë të shkeljes së ligjit dhe detyrimin që mbart për të deklaruar konfliktin e interesit.

Drejtues të ILDKP-së thanë se mbeten në pritje të një përgjigje zyrtare nga ana e Avokatit të Popullit dhe se hetimi po vazhdon për këtë skandal të Igli Totozanit i cili sipas burimeve në ILDKP nuk është i vetmi skandal i Avokatit të Popullit që po hetohet nga ky institucion.

TV KLAN