“Imagjino sa larg mund të shkosh, me fare pak anglisht”. Kjo parullë publicitare e një instituti amerikan në Zagreb, ka bërë jehonë deri në Shtëpinë e Bardhë, duke ngjallur reagimin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara.

Përfaqësuesit ligjorë të zonjës Trump kërcënuan se do të ngrinin një padi gjyqësore ndaj institutit arsimor amerikan në Kroaci, duke e cilësuar tabelën si një fyerje për Melanian.

Instituti Amerikan u detyrua të bëjë një hap pas dhe të tërheqë tabelat me imazhin e Melania Trump. Zonja e Parë ka punësuar një zyrë ligjore në vendlindjen e saj, në Slloveni, për të mbrojtur imazhin e saj, pasi që prej kohës që Donald Trump u bë president, portreti i saj u vendos në produkte të ndryshme.

/Tv Klan