aliajNjë rritje e mëtejshme e taksës së qarkullimit do të rriste automatikisht çmimin e karburanteve. Janë vetë importuesit e naftës që pohojnë se ndikimi në çmim do të jetë i drejtëpërdrejtë.

Kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj thotë se tregu i karburanteve në Shqipëri  nuk pranon një tjetër rritje të çmimit.

Sipas Aliaj, arsyetimi i qeverisë , se rritja e tasës së qarkullimit nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës tek konsumatori, është paradoksal.

Kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve sqaroi edhe arsyen se perse ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar nuk ndihet në masën e duhur në Shqipëri.

Vendi ynë  importon rreth  400.000 ton naftë në vit dhe konsumon  afërsisht 500.000 ton.  Qeveria pritet këto ditë të bëjë publike paketën e re fiskale ku sipas  zërave nga  bizneset një nga taksat që do të rritet nga  1 janari 2015-të është  rritja me 10 lekë të tjera e taksës mbi qarkullimin, të cilët qytetarët e paguajnë në çmimin final të karburanteve.

Tv Klan