Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj ka reaguar pas përplasjes me armë që ndodhi mes simpatizantëve të PS dhe atyre të LSI.

Në një reagim për mediat në Lezhë, Tusha ka akuzuar Partinë Socialiste duke thënë se “grupi i kriminal i rilindasve kërcënon votuesit”. Ai u shpreh se 10 persona të armatosur kanë dhunuar aktivistin e LSI-së, Florian Dushku.

Për këtë incident ka reaguar edhe kandidati i Partisë Socialiste në këtë zonë, Pjerin Ndreu. Ai ka akuzuar LSI-në se është duke ushtruar trysni në Qendrat e Votimit në Shëngjin dhe thotë se personat kanë qenë jashtë QV.

/tvklan.al