Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite burg italianin Davide Pecorrelli. Ai inskenoi vdekjen e tij në vitin 2021 në Pukë. Ai akuzohet për zjarrvënie, shkelje të kufijve kombëtarë shqiptarë si emigrant ilegal dhe pengim për zbardhjen e së vërtetës.

Davide Pecorelli inskenoi vdekjen e tij dhe më pas u rishfaq në Itali në Shtator 2023 në gjendje të mirë.

Për ta bërë më të besueshme alibinë e zhdukjes, në Pukë ai dogji makinën e marrë me qira brenda së cilës u gjetën eshtrat e një skeleti njeriu.

Hetuesit italianë ranë në gjurmë të Pecorellit në 12 Shtator 2021 kur ai kreu dy tërheqje nga 250 Euro në një bankomat në Romë. Pas ndalimit në ishullin e Giglio ai u tha prokurorëve se e kishte inskenuar vrasjen e tij për shkak të problemeve ekonomike.

Klan News