Në 31 Dhjetor festën do e organizojë Bashkia

Ashtu si edhe një vit më parë, fishekzjarret do të plasen vetëm nga Bashkia natën e ndërrimit të viteve.

Urdhri i tre ministrave, atij të brendshëm, të mbrojtjes dhe të financave dhe ekonomisë që ndalon tregtimin e lëndëve piroteknike për përdorim civil është ende në fuqi.

Për të parë funksionin e këtij urdhri prej ditësh në terren po kryhen kontrolle në subjekte tregtare.

Por edhe pse fishekzjarret nuk janë në shitje, kryeqytetastit do të kenë mundësi të shijojnë pamjen magjike qe ato ofrojnë në Sheshin Skënderbej.

Ekspertët i konsiderojnë përdorimin e fishekzjarreve të kategorisë së 2 të rrezikshme, nëse nuk plasen nga specialist, ndaj edhe apelojnë qe të bëhet kujdes.

Tv Klan