Titullohet “I am AI”, “Unë jam Inteligjenca Artificiale” dhe është albumi i parë muzikor i prodhuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale. Ai është i kompozuar dhe orkestruar i gjithi nga një software, në bashkëpunim me artisten Tayrn Southern, e cila ka shkruar fjalët e këngëve.

Drojës për mënjanim të krijimit njerëzor, administratori i platformës “Amper Music”, që ka krijuar albumin iu përgjigj duke thënë se gjithçka do të jetë në ndihmë të muzikantëve, të cilëve nuk do t’u duhen më mijëra orë punë dhe mijëra dollarë të shpenzuar.

Për këngëtaren që ka bashkëpunuar me kompjuterin, ndjesia e bashkëpunimit me Inteligjencën Artificiale është emocionuese. Kam një partner në orkestrim, i cili është i palodhshëm dhe ka njohuri të pakufishme muzikore, shprehet Tayrn.

Inteligjenca Artificiale cilësohet si e ardhmja e teknologjisë. Elon Musk, themeluesi i Space X, është përqendruar në zhvillimin e saj me anë të kompanisë kërkimore “OpenAI”. Ndërsa Mark Zuckerberg i Facebook, është shprehur se krijimi i një roboti të drejtuar nga inteligjenca artificiale është një ndër synimet e tij për vitin 2017./Tv Klan