Inter dhe Milan arritën të fitonin me të njëjtin rezultat si Juventusi në takimin me Kaljarin të shtunën.

Skuadrat milaneze triumfuan 3 – 0  respektivisht me Fiorentinën dhe Krotonen.

Sukses edhe për Romën 1 – 0 në fushën e Atalantës, ndërsa Lacio barazoi pa gola me Spalin i ngjitur këtë sezon në Serinë A. Ndeshjet e luajtura të dielën i dhanë fund javës së parë të kampionatit italian./Tv Klan