Teksa jemi vetëm një ditë larg mbylljes së aplikimeve për skemën kombëtare mbështetëse për fermerët dhe blegtorët, numri i aplikimeve ka arritur në rreth 67 mijë.

Zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote thotë se objektivi është për të mbështetur 70 mijë fermerë, teksa deri më tani rezultojnë 300 bashkime mes individëve.

“Fermerët të cilët ishin nën kufirin 1 e tash për naftën që u bashkuan, iu dha mundësia dhe aplikuan ata që e kuptuan dhe e vlerësuan. Pra këta 300 grupe janë të përfshirë brenda nga 5, nga 6, nga 7, nga 3, nga 2 fermerë. Ne tani kemi vënë dhe mbi 300 krerë do marrësh 50% të vlerës , po edhe për gjedhin, po edhe për sipërfaqet e mbjella”, tha ai.

Kote thotë se ky vit duket i mbarë për bujqësinë dhe se do t’i përgjigjet në mënyrë të drejtë kërkesave të turistëve për produktet shqiptare.

“Fidane për perimet është në rritje 15-20%. Sa i përket fidanëve të sipërfaqes së mbjellur me shalqi është një rritje 40%. Kjo do të bëjë që ne do të vazhdojmë të ruajmë kuotat me eksportin për të furnizuar tregun shqiptar”, tha ai.  

Sa i takon alokimit të fondeve, Ministria e Bujqësisë bën me dije se shpërndarja do të nisë menjëherë pas mbylljes së aplikimeve ku më të favorizuar do të jenë fermerët e bashkuar.

Tv Klan