Një banesë private është përfshirë nga flakët në lagjën Savër në Lushnje.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa në shtëpi banonin dy të moshuar me qera. Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë rrjeti elektrik.

Bëhet e ditur se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale si dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes./tvklan.al