Intervista/ Reinhard Priebe për Klan Plus: Vetingu është vonuar së tepërmi



Ish-drejtori për Ballkanin në BE, Reinhard Priebe në një intervistë për Klan Plus deklaron se, vettingu është vonuar së tepërmi. Për Priebe hapjen e negociatave nuk mund të parashikohet pasi gjithçka varet nga realizimi i reformave.

Reinhard Priebe: Ka qenë një hap i madh përpara dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë në vitin 2014. Është normale që vendi juaj me padurim pret hapjen e negociatave. Unë mendoj që është pak herët të parashikojmë çfarë do të ndodhë me këtë çështje në verën e vitit që vjen. Si ju e dini do të ndodhin zhvillime të rëndësishme në BE. Në Gjermani qeveri e re pritet të krijohet, nuk dihen zhvillimet me Brexit prandaj është e vështirë të parashikohet. Ka rëndësi që vendimi të merret një muaj më parë apo më vonë nuk ka rëndësi.

Si e vlerësoni ju procesin e vettingut?

Reinhard Priebe: Reforma në drejtesi është një proces transformues i sistemit aktual. Sa më shumë vite kohë të marrë procesi i zgjerimit me Shqipërinë dhe vendet e tjera aq më shumë njerëzit këtu janë bindur se sa esenciale është ndërtimi i një drejtësie të pavarur dhe funksionale për demokracinë në vend. Është me rëndësi që të shpejtohet procesi i vetingu që është vonuar në mënyrë të konsiderueshme deri tani.

Mund të përbëjë kultivimi i drogës një problem për integrimin?

Reinhard Priebe: Unë mendoj se nuk duhet të ketë kultivim drogës në asnjë vend evropian.

 

Burimi: Klan Plus

Gazetar: Vladimir Lame

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*