Inva Mula

Një Inva Mula ndryshe. Jo më thjesht në petkun e këngëtares së madhe lirike por edhe të një regjisoreje operistike.

Një rrugëtim i ri për sopranon me famë botërore që nis përballë spektatorit të saj në operën “Palacio” ku mbrëmjen e së dielës Inva Mula korri duartrokitjet në një plan tjetër, atë që duket se do të shënjojë një tjetër histori suksesi në karrieren e saj.

“Palacio” që në skenë ngjiti për herë të parë edhe Cirkun e Tiranës, në një vepër operistike, përbëri një nga kulmet e shfaqjes.

Për zërin e skenave ndërkombëtare Inva Mula nën kostumin e kuq të personazhit të Nedas, “Palacio” ishte prova e parë si regjisore. Dhe këtë provë zgjodhi ta kryejë pikërisht te ai publik që e përshendeti si këngëtare lirike edhe në fillimet e saj.

Për Inva Mulën tashmë ka nisur një sfidë me vetveten. Ashtu si në këtë shfaqje ku gara ishte midis Invës si këngëtare dhe Invës si regjisore.

Reflektimi pas përfundimit të shfaqjes pritet të skicojë Invën e re. Një kërshëri kjo edhe për ata që e kanë parë deri më tani si soprano shqiptare të teatrove prestigjoze.

Tv Klan