Konkursi më i famshëm i muzikës klasike “Virtuozët” do të startojë në 11 Shkurt në ekranin më të madh të shqiptarëve në Tv Klan nën drejtimin e sopranos së shquar me famë botërore Inva Mula.

Ky spektakël, i cili është i pari në llojin e tij që transmetohet në ekranet shqiptare do të mbërthejë përpara televizorit të gjithë teleshikuesit për 10 javë më radhë.

Protagonistë janë të gjithë ata, që kanë talent në kanto, balet dhe instrumentistë të zhanrit klasik.

Pjesëmarrës në këtë talent show do të jenë të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Konkurrentët shoqërohen nga orkestra filarmonike “Ibrahim Madhi” e Akademisë së Arteve nën drejtimin e maestrove Suzana Turku dhe Gerard Akoka.

“Virtuozët”, kjo patentë e suksesshme ndërkombëtare Prodigies nga Endemolshine vjen për herë të parë në Shqipëri, në Tv Klan dhe KlanHD./tvklan.al