Lothar-ish futbollistiPër ish-futbollistin gjerman, Lothar Matthaeus nuk kanë të mbaruar dasmat.

Matthaeus do të shkojë për herë të pestë para altarit dhe kësaj here e përzgjedhura e tij është modelja ruse Anastasia Klimko.

Ish-fituesi i Topit të Artë, 53-vjeçari Matthaeus dhe modelja seksi, 25-vjeçarja, Anastasia do t’i thonë “PO” njëri-tjetrit në një kështjellë në Budapest, por që data e saktë mbahet ende  sekret.

Lothar Matthaeus ka lënë pas krahëve katër martesa të dështuara, por prapë nuk është dorëzuar së kërkuari shpirtin binjak.

m.s