Pas shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare edhe juristët e cilësojnë absurd ligjin për financimin e partive politike të miratuar në 22 maj në parlament në bashkëpunim mes mazhorancës e opozitës. Përmes këtij ligji Radiotelevizionet private detyrohen të transmetojnë falas reklamat e partive politike gjatë fushatës elektorale.

Kjo zgjidhje e legjislativit duke ndërhyrë në ligj dhe jo në kodin zgjedhor për ish-kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume lë vend për shumë pikëpyetje pasi bie ndesh me dispozitat e Kodit Zgjedhor që ka përcaktime të tjera për reklamat gjatë fushatës zgjedhore.

 “

Rruga që është ndjekur për të ndërhyrë nuk është rruga e gjetur. Së pari nuk është mbajt parasysh që çdo gjë falas bëhet në median publike, kurse subjektet e tjera janë private dhe ligji të respektojë punën e tyre që është fitimi. Edhe në kod ka një dispozitë që detyron mediat të japin reklama falas, por ligji elektoral ka zgjedh një optimum deri në 50 për qind jepet falas. Është e tepruar që të detyrosh një subjekt privat në funksion të realizimit të disa objektivave të partive. Rruga ligjore që është ndjek për ta zgjidh ka shumë pikëpyetje. Pse s’e bënë duke ndryshuar kodin zgjedhor? Më duket e pamjaftueshme për të detyruar mediat private, sepse është Kodi Zgjedhor legjislacioni që realizon procesin zgjedhor dhe jo ligji për partitë politike.”

Duke iu referuar ligjit të dekriminalzimit Kume thotë se legjislativi u tregua i kujdesshëm që përmes dispozitave ligjore të rregullonte çdo mbivendosje apo përplasje që mund të shfaqeshin në Kodin Zgjedhor, praktike ligjore kjo që nuk është ndjekur në ligjin për financimin e partive politike.

S’janë treguar të kujdesshëm të bëjnë edhe atë që bënë në ligjin për dekriminalizimin,  ku dispozitat atje ose mbivendoseshin dhe kanë thënë që ato janë të njëjta me Kodin Zgjedhor dhe kur bien ndesh me kodin prevalojnë këto të parat.

E njëta llogjike ishte dashur të behej edhe tek ligji partive. Ajo dispozita që i thotë KQZ që të mbajë në konsiderate në këtë ligj është vetëm njoftuese dhe jo detyruese”.

Në këto kushte kur media private ndodhet përballë një ligji të ndryshuar me forcën e kartonëve dhe kodit zgjedhor në fuqi, juristët thonë se ajo që prevalon e që duhet respektuar jo vetëm nga pronarët e mediave, por edhe vetë KQZ-ja është padyshim Kodi elektoral.

 “Jemi në kushtet kur dy dispozita kundërshtojnë njëra tjetrën dhe kjo situatë juridike të bën të adaptosh sjellje, dmth s’je i detyruar të adaptosh tjetrën dhe mund të shkosh në gjykatë.

Nëse do isha pronar do zbatoja Kodin Zgjedhor se ashtu si me detyron mua për reklama pa shpërblim me një ndryshim ligj, kjo mua s’më detyron, pasi këtë detyrim ma jep vetëm kodi.. Kjo vë në vështirësi KQZ dhe administrimin e gjithë procesit”

.

Zgjidhja që i mbetet mediave private sipas ish-kryetarit të KQZ-së është atakimi i ligjit për financimin e partive politIke në gjykatë.

 “Detyrojnë sot në nje ligj tjetër dhe jo në kod mediat private të pranojnë reklama pa pagesë. Çdo subjekt ka të drejtë në mënyrë të suksesshme ta atakojë këtë në gjykatë dhe ta fitojë.”

Kume thotë se absurditeti me ndërhyrjet në ligj shkon edhe më tej kur palët ndryshe nga sa përcaktohet në Kodin Elektoral kanë ndryshuar edhe kohën që u lihet subjekteve politike për reklama, duke i dhënë vetes një minutazh prej 90 minutash. Kodi thotë ish-kryetari I KQZ-së gjithashtu është shkelur nga PD e PS edhe lidhur me përzgjedhjen e kreut të ri të KQZ-së, që sipas tij referuar kodit i takon shumicës.

Tv Klan