Të infektuarit ditorë me Covid-19 po shënojnë rekorde të reja pothuajse çdo ditë. Ndërkohë që vetëm gjatë 7 ditëve të fundit janë identifikuar me Covid 11,917 persona. Sipas epidemiologëve, grupmosha me rritjen më të madhe të infektimeve është ajo pediatrike.

Për specialistët e shëndetit publik kjo është java që pritej piku më i lartë i infektimeve. Ndërkohë që java e ardhshme pritet të reflektojë ulje të shifrave. 

Varianti Omicron është mbizotërues në vendin tonë, duke përbërë rreth 80% të rasteve të identifikuara.

Klan News