Veprimet e të dashurëve xhelozë nuk kanë limite. Një rast i veçantë vjen nga Neëcastle, në Britani të Madhe. Sipas “Mirror”, një person i shkruajti në Facebook stafit të një lokali nate duke i kërkuar që të spiunonin të dashurën e tij.

“Përshëndetje, e dashura ime do të jetë sonte për një parti me shoqet në lokalin “Flithys”. Doja të dija nëse mund të paguaja një anëtar të stafit tuaj për ta ruajtur të dashurën time dhe për t’u siguruar që asnjë mashkull nuk do të ulet në tavolinën e tyre”,

i shkruan stafit të lokalit, i dashuri xheloz.

Mesazhi është publikuar nga vet menaxherët e lokalit të natës, të cilët nuk kanë pranuar këtë kërkesë të djalit duke thënë se asnjë klient nuk do të përgjohet dhe ruhet privatësia e kujtdo.

/tvklan.al