ISIS

Militantët e Shtetit Islamik morën pikën kufitare mes Sirisë dhe Irakut, e fundit nën kontrollin e Damaskut.

Lajmi raportohet nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit trupat siriane u detyruan të tërhiqeshin.

Marrja e pikës kufitare vjen pas zaptimit të qytetit të Palmirës nga militantet e ISIS, që kontrollon më shumë se 95 mijë km katrorë të sipërfaqes së Sirisë, apo 50 % të territorit të vendit.

Tv Klan