Lajmi i vetëm që vjen nga Akademia e Shkencave nuk është vetëm përplasja mes akademikëve për mënyrën se si duhet të reformohet. Sot ata u mblodhën për të vlerësuar me çmime kombëtare më të mirët kërkues shkencorë.

Në mungesë, “Çmimi i Karrierës” iu dha shkrimtarit Ismail Kadare. U tha se dorëzimi do të bëhet në një moment të dytë, në një ceremoni të veçantë dhe jo në këtë të zakonshmen që zhvillon Akademia e Shkencave për fituesit e kategorive të tjera.

Dhe meqë jemi të kategoritë, “Çmimi Çabej” iu dha Kolec Topallit për “Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe”. Për shkak të moshës dhe gjendjes jo të mirë shëndetësore, çmimin e tërhoqi e bija.

Për Shkencat e Natyrës, “Radovickën” e morën Nazim Gruda dhe Andrea Shundi, për vështrimin e tyre enciklopedik në hortikulturë.

Çmimi “Studiuesi më i suksesshëm i vitit” janë kërkuesit shkencorë të gjuhës dhe kulturës shqiptare të Ukrainës, e që në ceremoni u përfaqësuan me Aleksandër Novik.

Për secilin fitues, me përjashtim të studiuesit të ri që merr 500 mijë lekë, për kategoritë e tjera çmimi përkthehet në 1 milionë lekë.

Tv Klan