BRUNO_VESPATaksat dhe krahu i punës: Italianët sbarkojnë në shqipëri. Ky ishte titulli i një prej kronikave në programin “Porta a Porta” të bruno Vespës në Rai e cila hapi debatin se çduhet të bëjë qeveria italiane që të konkurrojë me vende kaq pranë gjeografikisht dhe me taksa të ulëta e krah të lirë pune.

Alesandro Gala ka ardhur në Tiranë për të drejtuar një call center më pas hapi biznesin e tij. Vartësit, 200 shqiptarë me italishte perfekte, klientët grupe të mëdha nga Italia.

Call center-at, rreth 60 me afërsisht 6 mijë të punësuar, janë një prej shumë mënyrave me të cilat italianët bëjnë biznes në Shqipëri, shpesh herë duke shtuar edhe papunësinë në Itali.

Davide Tonelli kontrollon cilësinë e veshjeve, e njëjta punë që bënte  në Urbino të Italisë. Punëdhënësit e tij i kërkuan të transferohet. Për sipërmarrësit, Shqipëria është Rumania e re. Malli komisionohet nga marka italiane. Të prodhosh një palë jeans, kushton 2 euro. Punëtorët marrin më pak se 200 euro në muaj.

Studio profesionale në Itali kanë hapur këtu degë të tyre më kosto të ulët. Një ingenier kushton 500 euro në muaj, taksat janë 10% e do rriten në 15%. Kryeministri i ri, Socialisti Rama i ka thënë bisneseve italiane: Është momenti të emigroni në Shqipëri.

Televizioni italian mbetet një model, shpjegon drejtuesi i emisionit, por sot shumë të rinj preferojnë të ndjekin kanalet në anglisht. Paradoksi është ata që po shohin drejt Tiranës janë studentët italianë. Kush nuk e kalon konkursin e mjeksisë, gjen këtu një mundëi tjetër.

Janë 500 italianët e regjistruar në universitetin Zoja e Këshillit të Mirë e binjakëzuar me Tor Vergata në Milano dhe në Bari.

Në Itali kriza ka përfshirë të gjithë në paqartësi dhe Shqipëria mund të kthehet në vendin e çlirimit. Kështu ka ndodhur me Roberton, propovues financiar në vështirësi. Në Tiranë, ai ka një restorant të suksesshëm.