Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mori sot përgjegjësinë për sulmin që shkaktoi vrasjen e shtatë punonjësve ndërkombëtarë të ndihmave, duke e quajtur atë “një incident tragjik të paqëllimshëm.”

Organizata humanitare njoftoi se punonjësit e saj u sulmuan teksa po shpërndanin ndihma ushqimore që kjo organizatë kishte dërguar në Gazë, ku qindra mijëra palestinezë po përballen me urinë shkaktuar nga ofensiva e Izraelit kundër grupit militant Hamas.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se zyrtarët izraelitë po hetojnë rrethanat e sulmit ndaj një autokolone me punonjës humanitarë.

Nga Parisi, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje Izraelit të kryejë “një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm për të kuptuar se çfarë ndodhi saktësisht”.

Klan News