158 persona u aksidentuan përgjatë muajit Janar të këtij viti. Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit, ky numër është ulur, në krahasim me Janarin e një viti më parë, ku u aksidentuan 202 persona.

Numri mesatar i personave të vdekur gjatë muajit Janar është 22 dhe krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,8 %.

Sipas INSTAT, të total janë 119 aksidentet rrugore të ndodhura përgjatë Janarit, një ulje me 20,1 %, në krahasim me Janarin e një viti më parë.

Në 83 % të rasteve, aksidentet rrugore sipas INSTAT, kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i aksidenteve, 26,1 %, është kryer nga grup mosha 16 – 25 vjeç.

Në Janar 2017 numri mesatar i të aksidentuarve, vdekur apo plagosur, për 100.000 banorë ishte 5 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 31,8 %./tvklan.al