Sheshi-Nene-TerezaPas më shumë se dy dekadash, Sheshi “Nënë Tereza” do të njohë rikonstruksionin e tij të parë.

Shndërrimi bëhet edhe më emergjent pas vizitës së Atit të Shenjtë, Papa Franceskut, të parashikur në 21 Shtator.

Në këtë zonë ku do të mbahet mesha e shenjtë, në projektin e Bashkisë së Tiranës, është parashikuar si ndërhyrje pare heqja e shatërvanit, që prej vitesh luan rolin e një rrethrrotullimi, vend-parkimi të autobusëve të turistëve apo shkarravitësve të fasadave.

Pas shndërrimit të kësaj zone, në një hapësire të denje, nga ku Papa Francesku do të mbajë meshën e tij të parë në Shqipëri, rivitalizimi i Sheshit “Nënë Tereza” do të vazhdojë.

Investimi prej 332.786.906 lekë, i miratuar unanimisht në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit Bashkiak do të realizohet në një kohë rekord.

Punimet do të zhvillohen gjatë muajve gusht-shtator, që në 21 Shtator, qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë të mirepresin Kreun e Kishës Katolike, vizita e dytë e një pape pas asaj të Gjona Palit të Dytë në prill të 1993.

Tv Klan