Stephen Jones është një kapelë-bërës i famshëm. Koleksioni e tij të parë të kapelave i cili u publikua në vitin 1993, ai e quajti “Suvenirët”.

Për një kapelë-bërës, e kaluara të sjell në mend gjithmonë epokën e artë kur njerëzit mbanin kapela. Mbyll sytë dhe shoh pamje të çdo burri të vetëkënaqur i cili mban mbi kokë një kapelë. Në realitetin e ditëve të sotme, shumë pak i vlerësojnë ato. Në 2016-ën, moda prezanton një koncept ndryshe dhe rregulli i zakonshëm i kohës nuk merret parasysh.

Mendimi i një personi për të ardhmen, risjell kohën antike për një person tjetër. Ajo që quhet e dalë nga moda është ajo që e veshim për një stinë dhe jo në tjetrën. Lapsi im ka dizenjuar kapela për rreth 40 vite, që nga eksperimentet e mia të para të cilat ishin skica që zgjasin rreth 10 sekonda. Ndonjëherë e lë lapsin të vizatojë i lirë dhe kështu krijohen kapelat më të mira. I gjithë ky art shpesh kthehet në realitet duke kaluar tek klienti”, rrëfeu ai.