Të paktën 275 nxënës janë zhdukur në Nigeri pasi një burrë i armatosur hapi zjarr në një shkollë në veriperëndim të vendit. Sipas raportimeve nga kryeqyteti Abuja, 25 nga fëmijët e zhdukur iu kthyen prindërve, por ka ende 275 që nuk dihet se ku janë. Një skuadër shpëtimi është vënë në lëvizje për gjetjen e tyre. Mësohet se 175 prej tyre janë të moshës 8 deri në 15 vjeç.

Rrëmbimet, thuhet në mediat e huaja, janë kthyer në normale në zonat më të populluara të Afrikës, ku grupe kriminale targetojnë shkollat dhe kolegjet.

“Qeveria po na neglizhon”

Nëna e dy fëmijëve, Fatima Usman thotë se dy të vegjlit e saj janë rrëmbyer dhe se “nuk ka asnjë zgjidhje, përveçse lutjet drejtuar Zotit.” Një tjetër prind, Hassan Abdullahi tha për “Reuters” se autoritetet janë të pafuqishme për të neutralizuar një burrë të vetëm që mban armë në dorë.

17 nga nxënësit e rrëmbyer janë fëmijët e mi. Ndihem kaq i trishtuar që qeveria na ka harruar”, u shpreh ai.

Sidomos në Nigeri, ky fenomen po kthehet në një alert të madh social, pasi shkollat po boshatisen ndërsa shkelen në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut.

Dy raste masive rrëmbimi

-Në 2014-ën në Boko Haram, një bandë rrëmbeu më shumë se 200 vajza adoleshente.
-Në Korrik të 2021-t në Kaduna u raportua rrëmbimi i 150 fëmijëve, të cilët vetëm muaj më vonë iu bashkuan familjes.

Presidenti Nigerian Bola Tinubu thotë se siguria në shkolla është prioritet i qeverisë, por përballja me këto grupe kriminale i kthen zonat në “arena lufte”. Madje flitet për mungesë armatimi te ushtria apo policia e shtetit./tvklan.al