Destinacionet kryesore turistike të Haitit, nga vendet historike e deri te tek plazhet, janë kthyer në vende të shkreta pas një vale dhune që përfshiu Karaibet.

Turistët e huaj të cilët dikur tërhiqeshin nga vlerat historike të këtij vendi janë larguar për shkak të dhunës në rritje mes bandave rivale, gjë e cila ka shkaktuar një krizë të thellë humanitare.

Evans Chamble, i cili punon për një guidë turistike thotë për gazetarët e “Reuters” se sektori i turizmit është i paralizuar.

“Ne do të punojmë nëse vijnë turistët amerikanë, kubanë, francezë dhe domenikanë. Por nëse njerëzit nuk vijnë, nuk ka punë. Turistët nuk po vijnë për shkak të valës së dhunës”.

Shumë vende të huaja i kanë paralajmëruar qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në Haiti për shkak të sigurisë së dobët e cila është përshkallëzuar që nga muaji shkurt.

Klan News