Javën e ardhshme Ministria e Bujqësisë do të nisë heqjen graduale te moratoriumit mbi gjedhët i cili u vendos pas shfaqjes së infeksionit të “dermatozës nodulare”. Krerët e infektuar do të asgjedohen ndërsa për ato të shëndoshat po vijon vaksinimi.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se blektorët do të kompensohen, ndërsa janë në diskutim mënyrat e tij.

Ministri Panariti foli me nota optimiste sa i përket rritjes së eksportëve bujqësore të vendit, të cilat kanë sjellë jo vetëmn ulje të importeve, por edhe hapjen e tregjeve të reja në Europën veriore. Sipas Ministrit të Bujqësisë që prej vitit 2013 është dyfishuar sipërfaqja e serave, si dhe është zgjeruar zinxhiri bujqësor që nga magazinat figoriferike deri te pikat e grumbullimit./Tv Klan