Nëna e një gruaje 32-vjeçare, e cila vdiq nga kanceri i mëlçisë dhe zorrëve, ka folur për efektin shkatërrues që sëmundja kishte ndaj saj.

Nicole Yarran, nga Australia Perëndimore, u diagnostikua me dy forma kanceri, pasi i është bërë një analizë rutinë, ndërsa ishte shtatëzënë me fëmijën e saj të tretë. Nëna e tre vajzave për fat të keq ndërroi jetë, por dëshira e saj e fundit ishte të rriste ndërgjegjësimin e të rinjve rreth kancerit të mëlçisë dhe zorrëve.

Narrier nëna e Yarran, tha se e bija ishte ndier keq, kishte humbur shumë peshë dhe ishte vazhdimisht e fryrë, ndërkohë që i rridhte edhe gjak.

Por kur ajo shkoi për të parë një mjek për simptomat e saj, mjeku i përgjithshëm i tha asaj se ajo ishte “shumë e re” për kancerin e zorrëve dhe Yarran u diagnostikua me një sëmundje të lehtë stomaku.

Yarran shkoi për tek një mjek tjetër, i cili pa se ajo kishte një sëmundje më të rëndë edhe pse asnjëherë nuk kishte kryer ndonjë test.

Pas analizave të cilat ajo kreu, mjekët arritën në përfundimin se ajo kishte në mëlçinë e saj një tumor në masën e një topi golfi.

Narrier shpreson që duke ndarë historinë e vajzës së saj, më shumë njerëz do të ndihen të gatshëm të kryejnë më shumë analiza kur janë të shqetësuar për simptomat e tyre dhe më shumë mjekë do të jenë të ndërgjegjshëm për kujdesin ndaj pacientëve të tyre./tvklan.al