Mbrëmjen e sotme, në Memaliaj, është djegur pjesërisht një banesë sociale në të cilën jetonin një nënë me 3 fëmijë.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur aksidentalisht nga njëri prej fëmijëve, që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./tvklan.al