Kjo është një formë e tregtimit përmes të cilës furnizohen me qumësht direkt nga fshatarët prodhues një pjesë e konsumatorëve të qytetit. Ata mendojnë se ky është qumësht me cilësi më të mirë se ai i fabrikave, por autoritetet thonë se është i kontrolluar dhe për pasojë i rrezikshëm për shkak të kushteve higjenike.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka garantuar se të tilla pamje nuk do të shikohen më, pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të fillojë së shpejti bllokimin e kësaj tregtie.

Disa ditë pas nisjes së aksionit për thertorët në vend, Peleshi thotë për Tv Klan se rezultatet në terren tregojnë qartë se mungon siguria në zinxhirin ushqimor. Nga të gjitha kontrollet vetëm 5 thertore në vend kanë rezultuar me standarde.

Ministri i Bujqësisë nuk do të hapë panik, por e dëshmon qartë se zinxhiri i sigurisë ushqimore në vend nuk funksionon. Për këtë ai thotë se do t’i shkojë deri në fund kontrollit nga ferma në tavolinë.

KLAN PLUS