Kastrioti mund Bylisin 1-0

Skënderbeu ia premtoi kthesën tifozerisë, por do të duhet ta shtyjë të paktën edhe për një javë pasi Kukësi i drejtuar nga Mirel Josa ishte shumë i fortë për korçarët. Rezultati u zhbllokua që në minutën e 5 nga Ibrahimi.

U shokuan futbollistët vendas që pësuan kaq shpejt dhe ndoshta kjo solli edhe mundësinë e dytë për shënim të Kukësit të cilën e finalizoi me gol Limaj. Kukësi u përpoq të kontrollonte lojën më mirë duke mos u përfshirë në aventura. Studimi shpejt i lojës së kundërshtarit mundësoi golin e tretë me brazilianin Leira.

Më fillimin e pjesës së dytë Limaj shënoi edhe golin e 4-t. Ishte e pamundur për Skënderbeun që të kthente këtë rezultat.

Kuksianët u treguan të pamëshirshëm dhe pa shenja kënaqësie për fitoren apo rezultatin. Skënderbeu mbetet në vendin e fundit të renditjes.

Në përballjen tjetër të ditës Kastrioti fitoi 1-0 me Bylisin. Goli u shënua nga 21-vjeçari Klejdi Daci. Edhe Bylisi është në zonën e ftohtë të renditjes.

Tv Klan