Këngëtari i njohur Justin Bieber, ka anuluar turneun e tij botëror “xhustis”, për shkak të problemeve të shëndetit fizik dhe mendor, duke lënë  70 shfaqje të pazhvilluara.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, ku u shpreh se i duhet kohë dhe se duhet të përqendrohet tek vetja, përpara se të përforcojë përsëri.

“Në fillim të këtij viti, unë fola publikisht për betejën time me sindromën ‘Ramsay-Hunt’, ku fytyra ime ishte pjesërisht e paralizuar. Si rezultat i kësaj sëmundjeje, nuk arrita të përfundoja pjesën e turneut të Amerikës së Veriut. Pasi pushova dhe u konsultova me mjekët, familjen dhe ekipin tim, shkova në Evropë në përpjekje për të vazhduar turin.

Kam realizuar gjashtë koncerte, por më kushtoi shumë. Pas zbritjes nga skena në koncertin e fundit në Brazil, rraskapitja më pushtoi dhe kuptova se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani. Kështu që për momentin do të bëj një pushim nga turneu. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar. Unë kam qenë shumë krenar për turneun dhe mesazhin tonë të ‘Justice’ në botë. Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj! Ju dua të gjithëve”, është shprehur këngëtari.

28-vjecari  u rikthye në skenë gjatë muajit Gusht, ku performoi në Festivalin Veror ‘Lucca’, në Itali. Kujtojmë se turneu i botëror i Justin filloi në Shkurt 2022 dhe ishte planifikuar të përfundonte, në Mars 2023.

Klan News