Finalja e Kupës së Italisë është Juventus – Atalanta, duke përsëritur atë të 3 viteve më parë ku kampion u shpallën bardhezinjtë.

Skuadra e Gjimshitit u kualifikua pasi mundi 4 – 1 Fiorentinën në ndeshjen e kthimit e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Bergamo.

Përballja e parë ishte mbyllur me fitoren 1 – 0 të ekipit nga Firence. Berat Gjimshiti, i cili ishte si zakonisht titullar, u përfshi në formacionin ideal të gjysëmfinaleve.

Fiorentina luajti prej minutës së 53’ me 10 futbollistë, pasi Milenkoviç u ndëshkua me karton të kuq.

Koha shtesë ishte vendimtare për Atalanta ku u realizuan 2 golat që vendosën kualifikimin. Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 15 Maj në Romë.

Juventus mban rekordin për më shumë kupa të fituara, 14, ndërsa Atalanta kërkon të dytën pas 61 vitesh pritje. Të dy ekipet kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në finalet e Superkupës së Italisë.

Tv Klan