Mijëra familjen kanë mbetur pa energji elektrike, mbyllen disa akse rrugore

Teksa Teksasi përballet me zjarret, Kalifornia dhe Nevada po përballen me një stuhi të fortë bore. Më shumë se 7,000 familje në Kaliforni mbetën pa energji elektrike, ndërsa ndërprerje të energjisë pati edhe në Las Vegasin ku 29,000 shtëpi e biznese u prekën.

Qytetet përgjatë kufirit Kaliforni-Nevada u goditën nga bora e madhe gjatë fundjavës, duke mbyllur një autostradë kryesore në Nevada, ndërsa sinoptikanët paralajmëruan për një rrezik të lartë të ortekëve. Qindra shoferë mbetën të bllokuar në akset rrugore për shkak të kushteve të motit.

Shpejtësia maksimale e erës ishte 305 kilometra në orë ndërsa vendpushimet e skive pranë liqenit Tahoe u mbyllën. Autoritetet amerikane kanë këshilluar qytetarët të qëndrojë brenda në shtëpi.

Klan News