Një 31-vjeçar me inciale Gj.D. në Shkodër është arrestuar nga policia për ngacmim seksual.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, aty ku punonte si kamarier 31-vjeçari.
27-vjeçarja ishte kliente në lokal dhe njoftoi policinë se kamarieri e kishte ngacmuar seksualisht.
Uniformat blu e vunë në pranga 31-vjeçarin pas denoncimit të vajzës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.
/tvklan.al