Sërish drogë drejt Italisë. Këtë herë një sasi prej 12 g kanabis është bllokuar në portin e Durrësit. Në pranga ka përfunduar Hamdi Nderjaku, nga Shijaku. Policia kishte marrë informacione për këtë trafik të 51-vjeçarit.

Kështu në vijën e dytë të portit të Durrësit, policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionin “Reno”, me targa AA 655 FF.

kamioni 2

51-vjeçari e kishte futur drogën në kabinë. Hetimet janë në vazhdim nga prokuroria e krimeve të rënda, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të drogës./tvklan.al