mustaqet

Leogang, fshati i vogël në Austri është shndërruar në arenën e një betejë aspak të zakontë: Të mustaqeve dhe mjekrave më të çuditshme.

Janë 350 kandidatë nga 20 vende që marrin pjesë në Kampionatin e 12- të Botëror, që dominohet nga gjermanët dhe austriakët, por kësaj here ka konkurrentë edhe nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mjekërat dhe mustaqet do të përzgjidhen nga një juri për 18 kategoritë e ndryshme, ku përfshihet: mjekëra më interesante me majucë, më modernja dhe mjekra më e stiliuar.

Kampionati i Mjekrave dhe Mustaqeve u zhvillua për herë të parë në vitin 1990 dhe përsëritet çdo vit, në vende të ndryshme të botës.

TV Klan