Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Skuadra jonë përfaqësuese e Shpresave i filloj eleminatorët e kampionatit europian me humbje të thellë 0-3, duke u mundur nga 21-vjeçarët e skuadrës përfaqësuese të Finlandës. Pak orë më parë skuadra jonë e drejtuar nga Bujar Kasmi e Shkëlqim Muça njohën katastrofën në të gjitha drejtimet, në takimet e luajtura në Helsinki.

Golat për skuadrën vendase u shënuan nga Roja në minutën e 35 dhe në minutën e 85 dhe Vajrinën në minutën e 46. Skuadra jonë e Shpresave luajti shumë dobët dhe golat erdhën si rrjedhojë e gabimeve fatale të lojtarëve tanë, të papërgatitur për të tilla ballafaqime. Nesër do të luhet takimi midis skuadrave të të rriturve Shqipërisë dhe Finlandës./tvklan.al  

Gazetar – Kostandin Grillo